Në orët e para të mëngjesit, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Manzë të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Viktimat janë: Kleo Vrioni, 25-vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26-vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15-vjeç.
Të lidhura
Të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25-vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16-vjeç.
Policia ka zbardhur detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik, ku tre persona humbën jetën.
Bëhet me dije se; drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari Kleo Vrioni dhe pasagjerja Sara Brugentelli, 26-vjeçe, nga Italia, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMW, kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për çiftin dhe 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri.


