Fitorja 4-0 e Dinamos kundër Audas në “Elbasan Arena” dhe entuziazmi i presidentit Bardhi pas këtij suksesi kanë tërhequr vëmendje edhe në mediat turke. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, me autorësi të “Top Channel”, janë shpërndarë gjerësisht në internet.
Media “omadatanea” ka pasqyruar arritjen e ekipit shqiptar, duke veçuar çastin kur drejtuesi më i lartë i klubit hyn në dhomat e zhveshjes dhe hedh një sasi të madhe parash për të shpërblyer paraqitjen e shkëlqyer të futbollistëve.
Të lidhura
None found
Në tekstin shoqërues të videos përmendet edhe bonusi i jashtëzakonshëm që lojtarët do të përfitojnë në rast se mundin qipriotët e Pafos. Përballja e parë do të zhvillohet pikërisht të nesërmen, duke nisur nga ora 21:00.
