Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës një hotel në Kalkuta të Indisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 në një hotel të qendrës së qytetit, pranë selisë së shërbimit zjarrfikës të Bengalit Perëndimor, raportoi agjencia Press Trust of India.
Forcat e emergjencës evakuuan rreth 80 persona nga ndërtesa dhe pas ndërhyrjes arritën të vinin flakët nën kontroll.
Policia lokale bëri të ditur se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa persona të prekur nga zjarri vijojnë të jenë nën vlerësim.
Ndërkohë, autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të zjarrit, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimave dhe evidentimin e plotë të dëmeve.
