Interi përgatit ofertën finale për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones

Interi po planifikon të paraqesë një propozim të ri dhe përfundimtar për Curtis Jones, pasi Liverpooli dhe lojtari kanë pranuar se rinovimi i kontratës nuk është më një mundësi, raporton Gazzetta dello Sport.

Të lidhura

None found

Marrëveshja aktuale e mesfushorit me klubin anglez përfundon në qershorin e ardhshëm. Për këtë arsye, Jones do të ketë të drejtë të firmosë një parakontratë duke nisur nga 1 janari.

Afati i kontratës mund t’i shërbejë Interit për të negociuar një vlerë më të ulët se 40 milionë euro, shuma që Liverpooli kërkon për kartonin e tij.

Sipas burimeve, një ofertë rreth 35 milionë euro mund të mjaftojë për arritjen e marrëveshjes. Presidenti zikaltër Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio kanë zhvilluar tashmë kontakte me përfaqësuesit e futbollistit.

Edhe vetë Jones ka dhënë disa sinjale rreth së ardhmes së tij, pasi ka pëlqyer publikime që lidhen me Interin dhe ka nisur të ndjekë në rrjetet sociale disa futbollistë të “Nerazzurrëve”.

Financimi i transferimit mund të ndihmohet edhe nga lëvizjet e tjera të klubit në merkato. Në këtë kuadër, largimi i mundshëm i Luis Henrique drejt Romës konsiderohet një faktor që mund t’i krijojë Interit hapësirën financiare për të realizuar marrëveshjen.


Shtuar 19.08.2026 08:52

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet