Al Hilal ka përcaktuar tre alternativa të rëndësishme për repartin ofensiv, teksa klubi nga Superliga e Arabisë Saudite po përgatit objektivat e tij për afatin kalimtar të verës.
Sipas mediumit britanik talkSPORT, në krye të listës së dëshirave qëndron Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munichut.
Të lidhura
None found
Përfaqësuesit e klubit saudit tashmë kanë zhvilluar kontakte me rrethin e reprezentuesit anglez, me synimin për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi të bujshëm.
Edhe pse kontrata e Kane me Bayern-in përfundon vitin e ardhshëm, gjiganti gjerman dëshiron ta mbajë atë dhe t’i vazhdojë bashkëpunimin. Megjithatë, sipas raportimit, 33-vjeçari nuk e ka mbyllur derën për një kalim te Al Hilal.
Përtej yllit anglez, klubi saudit po ndjek nga afër edhe dy sulmues të tjerë të njohur.
Victor Osimhen i Galatasarayt dhe Ollie Watkins i Aston Villas janë dy emrat e tjerë që figurojnë në planet e Al Hilal.
Sulmuesi nigerian mund të largohet gjatë kësaj vere nëse paguhet shuma e kërkuar nga klubi turk, ndërsa Aston Villa beson se Watkins do të qëndrojë në skuadër edhe këtë verë.
