Bytyqi konfirmon protestën e kryetarëve të komunave më 3 shtator para Qeverisë

Më 3 shtator, kryetarët e komunave pritet të mblidhen në protestë para ndërtesës së Qeverisë për të shprehur pakënaqësitë lidhur me çështjet me të cilat përballen komunat.

Të lidhura

None found

Mbajtjen e protestës në këtë datë e ka konfirmuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, gjatë një prononcimi për Indeksonline.

Bytyqi ka sqaruar se çdo kryetar do të paraqesë shqetësimet dhe pakënaqësitë e komunës që udhëheq, me kërkesën që institucionet qendrore t’u japin zgjidhje problemeve të tyre.

Sipas deputetes, veprimet protestuese nuk do të kufizohen vetëm në 3 shtator. Ajo paralajmëroi vazhdimin e tyre edhe pas kësaj date, nëse kërkesat e komunave mbeten pa përgjigje.

“Secili kryetar do të angazhohet për t’i shprehur shqetësimet e tyre. Pas 3 shtatorit, edhe ne do të vazhdojmë me protesta”, ka deklaruar Bytyqi.

Përmes kësaj proteste synohet të ushtrohet presion ndaj Qeverisë, në mënyrë që kërkesat dhe shqetësimet e komunave të trajtohen.


Shtuar 18.08.2026 12:56

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom