Pas përfundimit të raundit të parë të Superligës turke, është bërë publike edhe njëmbëdhjetëshja e javës.
Të lidhura
None found
Portali i statistikave Sofascore ka shpallur formacionin më të mirë të xhiros së parë në kampionatin e Turqisë.
Në këtë formacion ka zënë vend edhe qendërmbrojtësi nga Kosova, Lumbardh Dellova, që realizoi një paraqitje të parë mjaft të suksesshme me fanellën e Amedsporit.
Amedspori fitoi në fushën e vet me rezultatin 3-0 kundër Erzurumsporit, me Dellovën që u dallua si një ndër protagonistët e ndeshjes.
27-vjeçari mori notën 8.2, pasi asistoi te goli i parë ndaj Erzurumsporit dhe u shfaq si një mur i pakalueshëm në qendër të mbrojtjes.
Gjatë takimit, Dellova kreu 72 pasime me saktësi 91 për qind dhe regjistroi tri pasime kyçe.
Përveç kësaj, ai rikuperoi pesë topa dhe i fitoi dy duele.
