Këtë të Martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës.
Vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin.
Të lidhura
None found


Në zonën e Veriut, reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
