Në Kosovë, 50 serbë kanë përfituar lejeqëndrim të përhershëm deri më tani

Nga fillimi i vitit deri më 30 qershor, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar gjithsej 4 mijë e 533 lejeqëndrime të përkohshme dhe 126 lejeqëndrime të përhershme.

Të lidhura

None found

Statistikat tregojnë se komuniteti serb kryeson për nga numri i lejeqëndrimeve të përkohshme, me një mijë e 266 të tilla. Ndërkohë, 50 serbë e kanë fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm.

Përgjatë kësaj periudhe, mesatarja ditore e lejeqëndrimeve të dhëna për serbët rezulton të jetë 9.

Selam Shkodra, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, e konsideron këtë zhvillim pozitiv, duke e lidhur atë me nisjen e integrimit të komunitetit serb në shoqëri.

Sipas Shkodrës, dhënia e këtyre lejeve është në rregull nëse aplikuesit kanë të kaluar të pastër, dëshmojnë se tradicionalisht kanë qenë qytetarë ose banorë të Republikës së Kosovës dhe u nënshtrohen verifikimeve të nevojshme nga institucionet e sigurisë. Ai vlerëson se ky proces mund të shihet si një formë integrimi dhe pranimi të shtetësisë së Kosovës.

Ai thekson se institucionet vendore të sigurisë disponojnë mekanizma të mjaftueshëm për të përzgjedhur shtetasit e huaj që mund të pajisen me lejeqëndrim.

Shkodra thotë se Kosova ka institucione sigurie mjaft të konsoliduara dhe se lëshime të tilla nuk bëhen pa kontroll. Megjithatë, nëse ekziston ndonjë rast i gabuar, sipas tij, edhe opozita duhet të ndihmojë në identifikimin e personave që nuk e meritojnë lejeqëndrimin, i cili dallon nga shtetësia e Kosovës, e aq më pak vetë shtetësinë. Ai shton se të gjithë aplikuesit kalojnë nëpër filtrat rigorozë të institucioneve të sigurisë.

Nga ana tjetër, juristi Hasan Shala kërkon që baza ligjore mbi të cilën jepen këto leje të shqyrtohet me kujdes, pasi pasojat mund të jenë të mëdha.

Shala vlerëson se duhet analizuar nëse këta qytetarë kanë synime politike. Sipas tij, nëse regjistrimi i tyre miratohet pa u përmbushur kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj, atëherë bëhet fjalë për një gabim të madh të MPB-së.

Të dhënat publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë gjithashtu se një numër i konsiderueshëm lejesh u është lëshuar shtetasve turq.


Shtuar 17.08.2026 22:37

Tags: , ,
holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom