Dëshira e Lukakut për të qëndruar te Interi i tejkalon milionat e ofruar nga Chelsea

Fotografia e 3 gushtit është e qartë: Lukaku në Milano është mirë dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Kjo do të thotë që ofertat tërheqëse që kanë mbërritur dhe milionat e propozuara në veçanti nga Chelsea nuk e  kanë tunduar aspak belgun… Romelu ka rezistuar. Ai e ndien se ka kapituj të rëndësishëm për të shkruar në historinë e tij tek Inter dhe për këtë arsye nuk po e merr parasysh mundësinë e largimit.

Dëshira e Lukakut për të qëndruar në Milano u jep qetësi edhe drejtuesve të klubit. Sepse Interi është i qartë me atë që ka deklaruar deri më tani: Hakimi u shit, asnjë lojtar tjetër i madh nuk preket. Kështu edhe për Lautaron, rreth të cilit është krijuar një zhurmë e madhe ditët e fundit, mesazhi është i qartë: kontrata skadon për dy vjet, kështu që mos u shqetësoni, në fund të verës do të vijë dhe rinovimi. Koha për t’u ndarë, nëse vjen ndonjëherë, nuk është tani. Madje argjentinasi, në mesazhet e tij në rrjetet sociale, sigurisht që nuk ka vepruar si dikush që ka ide të tjera.

largime do të ketë, siç është rasti i Nainggolanit, Vidalit dhe Pinamontit. Në rastin e belgut, zgjidhja është afër: me ardhjen e Nandez, Radja po përgatitet të kthehet në Sardenjë, me një pjesë të pagës do ta marrë përsipër klubi zikaltër.


Shtuar 3.08.2021 13:23