Një ditë më parë iu vendos tritol në banesë, nga zbulimet e arsenaleve të armëve te lidhja me atentatin në Rinas! Profili i errët i Ylli Zallës

Ylli Zalla, 49-vjeçari nga Zalla e Fushë-Krujës dhe që ishte në kërkim nga autoritetet, është arrestuar nga Policia e Shtetit dhe forcat speciale RENEA, pas disa muajsh në kërkim.

Ai u lokalizua në një banesë tjetër pranë shtëpisë së tij në Zallë, ku sipas informacioneve të fundit ishte fshehur prej kohësh. Në momentin e arrestimit, Zalla ka qenë i armatosur me një kallashnikov dhe fishekë.

Emri i tij është përmendur prej vitesh në dosje që lidhen me armë, lëndë plasëse dhe drogë.

Një ditë para arrestimit, tritol në banesë

Sipas informacioneve të bëra të ditura dje (16 gusht), në banesën e Ylli Zallës në Zallë të Fushë-Krujës u vendos tritol.

Ngjarja ndodhi ndërsa Zalla ishte ende në kërkim nga Policia dhe një ditë përpara arrestimit të tij nga RENEA. Rrethanat, autorët dhe motivi i vendosjes së lëndës plasëse mbeten për t’u sqaruar nga hetimi.

Arrestimi pas muajsh në arrati

Zalla ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025 dhe për muaj të tërë kishte arritur t’u shpëtonte forcave të policisë.

Në qershor 2026, Policia e Tiranës, Komisariati i Krujës dhe RENEA zhvilluan një operacion në fshatin Zallë për kapjen e tij.

Por Zalla, pasi konstatoi praninë e policisë, arriti të largohej dhe të futej në një zonë të pyllëzuar, duke përfituar nga errësira.

Në banesën e tij u gjet një pistoletë me fishekë në fole, municion luftarak, një celular dhe një detektor frekuencash.

Në atë operacion u arrestua edhe një 55-vjeçar, i dyshuar se kishte njoftuar dhe ndihmuar Zallën të largohej.

Kësaj here, pas lokalizimit të tij në një banesë tjetër pranë shtëpisë, operacioni i RENEA-s ka përfunduar me arrestimin e të shumëkërkuarit.

Në kërkim pas atentatit në Rinas

Emri i Zallës u rikthye në vëmendje në nëntor 2025, pas atentatit në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Gjatë kontrolleve të kryera në zonën e Fushë-Krujës, në ambiente të lidhura me Zallën u zbulua një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse. Për këtë arsye ai u shpall në kërkim.

Në fazat e para të hetimit u ngritën dyshime se Zalla mund të kishte ndihmuar autorët e atentatit, madje dyshohet se nga ambientet e banesës së tij mund të kishte dalë edhe automjeti i përdorur nga autorët.

Arsenali i parë armë, tritol dhe drogë

Në kontrollin e parë, në nëntor 2025, në ambientet e lidhura me Zallën u raportua sekuestrimi i:

3 kallëpeve tritoli;

12 granatave dore;

lëndëve plasëse të montuara me kapsolla detonatore;

ndezësve dhe kapsollave detonatore;

2 automatikëve dhe 2 pushkëve;

rreth 6 mijë fishekëve;

pjesëve të armëve dhe krehërave;

rreth 2 kilogramë kanabis.

Fillimisht, ky arsenal u lidh në hetime me pistën e atentatit në Rinas, por ekspertiza më pas përjashtoi përdorimin e këtyre armëve në atë ngjarje.

Shkurt 2026 zbulohet një tjetër bazë armësh

Në shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal të madh në zonën e Zallës, pranë banesës së 49-vjeçarit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, u sekuestruan 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore, lëndë plasëse të montuara, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpe dinamiti, 27 djegore, armë zjarri, dy silenciatorë, rreth 9 mijë fishekë, rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe uniforma policie.

Pas këtij zbulimi, Zalla u shpall sërish në kërkim dhe policia e konsideroi një person me rrezikshmëri të lartë.


Shtuar 17.08.2026 11:21

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişjojobet