Mediat maqedonase raportojnë për tensione brenda BDI-së: “Kampi i Grubit përplaset me partinë

Ngritja e akuzave të reja ndaj Artan Grubit, lidhur me keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, duket se ka krijuar një tjetër front përplasjeje brenda vetë BDI-së, sipas disa mediave në gjuhën maqedonase.

Të lidhura

None found

Portali Bulevar.mk raporton se, ndërsa drejtuesit e partisë tregohen të kujdesshëm në deklaratat e tyre, nga kampi i Grubit po artikulohen gjithnjë e më fort pretendimet se ish-zëvendëskryeministri është braktisur dhe duhet ta përballojë i vetëm betejën e tij.

Sipas portalit Lideri.mk, aktivisti i lartë i BDI-së, Artin Spahiu, ka deklaruar publikisht se Grubi është lënë pa mbështetje në këtë përballje dhe pa “zërin dhe aktivitetin e organizatës sonë”.

Kritikat e Spahiut drejtohen hapur ndaj udhëheqjes aktuale të partisë, të cilën ai e cilëson si “politbyro”. Ai kujton gjithashtu se disa prej anëtarëve të saj i siguruan pozitat me përkrahjen e Grubit, pas kongresit partiak të mbajtur në dhjetor të vitit 2019 dhe zgjedhjeve të brendshme që pasuan.

Në reagimin e tij, Spahiu vë theks të veçantë te ndryshimi i sjelljes së funksionarëve ndaj Grubit.

“Dikush e thërriste ‘shef’, dikush ‘vëlla’, dikush ‘king’, kurse shumica ishin ngjitur pas tij si kërmijtë në pemë”, shkruan Spahiu, duke shtuar se tashmë po bëhej e qartë “se kush është kush”./Lideri


Shtuar 17.08.2026 10:04

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet