Sulmet me raketa në rajonin rus të Belgorodit u kanë marrë jetën gjashtë personave, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, bëri të ditur guvernatori në detyrë i rajonit, Alexander Shuvaev.
Të lidhura
None found
Në mesin e të lënduarve ndodhet edhe një 14-vjeçar, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Shuvaev deklaroi se goditjet e kryera gjatë natës shkaktuan dëme në një ndërtesë dhe një automjet në fshatin Koloskovo, pjesë e rrethit Valuysky, pranë kufirit me Ukrainën.
Këto sulme ukrainase ndodhën vetëm një natë pasi zyrtarët rusë raportuan atë që e përshkruan si ofensivën më të madhe të nisur nga Ukraina gjatë këtij viti. Nga ajo valë goditjesh humbën jetën të paktën shtatë persona.
Po atë natë pati viktima edhe nga sulmet ruse në Ukrainë. Autoritetet ukrainase njoftuan se të paktën shtatë persona u vranë dhe më shumë se 39 të tjerë u plagosën.
Gjatë javëve të fundit, Moska ka shtuar goditjet me raketa kundër objektivave në Ukrainë, ndërkohë që Kievi ka intensifikuar sulmet me dronë brenda territorit rus.
Palët vijojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për goditjet që prekin popullsinë civile.
