Hamasi njoftoi të dielën se i kishte kërkuar Këshillit të Paqes ta detyronte Izraelin të pranonte planin e paqes për Gazën, sipas një deklarate nga lëvizja islamiste palestineze, pas një takimi që udhëheqësit e saj patën në Egjipt me të dërguarin e SHBA-së Jared Kushner.
Hamasi “u bëri thirrje ndërmjetësve dhe Këshillit të Paqes që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe ta detyrojnë pushtuesin (…) të miratojë planin për fazën e dytë të planit të Presidentit Trump dhe të fillojë hartimin e një afati kohor për zbatimin e tij”, thuhet në deklaratë.
Të lidhura
None found
Kushner pritet të udhëtojë për në Izrael ndërsa është raportuar se ai do të takohet të hënën me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Izraeli e ka kundërshtuar planin e Trumpit për Gazën.
Hamasi miratoi planin 15-pikësh të SHBA-së në fund të korrikut, i cili synon të nisë “fazën e dytë të planit Trump” për Gazën dhe bën thirrje për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite nga enklava palestineze.
