Kur ishte në opozitë, kryeministri Edi Rama ngrinte vazhdimisht zërin ndaj anomalive të qeverisjes së asaj kohe. Por, pasi mori pushtetin, problematikat që ai kundërshtonte dikur duket se vazhdojnë ta shoqërojnë edhe gjatë drejtimit të tij.
Pesëmbëdhjetë vite më parë, Rama e cilësonte të papranueshme që, në Shqipërinë e vitit 2011, varfëria t’u mohonte fëmijëve edhe qumështin. Ndërkohë, statistikat e publikuara gjatë qeverisjes së tij tregojnë se gjendja nuk ka ndryshuar.
Të lidhura
None found
“Nuk mund të ketë në Shqipërinë e vitit 2011 fëmijë që nuk lagin dot buzën me qumësht, për shkak të varfërisë, e patolerueshme, e pafalshme”, shprehej Rama.
Një raport i publikuar nga Eurostat në maj 2026 tregoi se pothuajse 45% e familjeve me fëmijë në varësi në Shqipëri rrezikojnë varfërinë, vuajnë nga privimi i rëndë material dhe social, ose bëjnë pjesë në familje me intensitet shumë të ulët pune.
“Varfëria e familjeve shqiptare me fëmijë është shumë e lartë se e rajonit. Në Mal të Zi, në rrezik varfërie janë 34.8% e familjeve me fëmijë, e dyta më e lartë në Europë, pas Shqipërisë. Në Serbi, vetëm 21.4% e familjeve me fëmijë janë në rrezik varfërie”, thuhet në raport.
