Hemorragji dhe edemë në muskul, Ernest Muçi rrezikon të humbasë ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren

Gjendja fizike e Ernest Muçit është kthyer në një çështje shqetësuese për Trabzonsporin. Ahmet Besir, drejtuesi i stafit mjekësor të klubit nga qyteti i Trabzonit, ka bërë të ditur diagnozën konkrete të sulmuesit shqiptar.

Të lidhura

None found

Sipas Besir, Muçi iu nënshtrua kontrolleve të detajuara pasi gjatë stërvitjes kishte raportuar dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë. Ekzaminimet evidentuan hemorragji dhe edemë, të shkaktuara nga tendosja në zonën e sipërme të grupit muskulor të pjesës së përparme të kofshës.

Ai konfirmoi gjithashtu se ekipi mjekësor i Trabzonsporit ka nisur menjëherë trajtimin e futbollistit. Në skenarin më të favorshëm, kur dëmtimi klasifikohet i gradës së parë, rikuperimi kërkon nga 1 deri në 3 javë.

Për dëmtimet e gradës së dytë, të shoqëruara me hemorragji dhe edemë, periudha e riaftësimit llogaritet nga 4 deri në 8 javë. Bazuar në përshkrimin e diagnozës, problemi i Muçit lidhet pikërisht me variantin e dytë, atë të hemorragjisë dhe edemës.

Në këto rrethana, duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që 25-vjeçari të jetë në dispozicion të Kombëtares për takimet e shtatorit. Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve, konkretisht në Ligën C, kundër Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 29 shtator.


betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal