Gjatë javës së ardhshme, Real Madridi pritet të bëjë prezantimin zyrtar të përforcimeve të reja, duke organizuar një ceremoni të veçantë për secilin prej tyre.
Të lidhura
None found
Në vend të një aktiviteti të përbashkët, klubi ka planifikuar që të sapoardhurit të prezantohen individualisht para tifozëve madrilenë në Santiago Bernabeu.
Në programin e Real Madridit për javën e ardhshme parashikohet të përfshihet edhe prezantimi i Jose Mourinhos.
Klubi vijon punën për përmbylljen e agjendës, pasi datat dhe radha përfundimtare e ceremonive ende nuk janë konfirmuar.
Informacione të tjera pritet të publikohen në ditët e ardhshme, ndërsa Real Madridi përgatit prezantimet zyrtare të prurjeve të tij të reja.
