Pas përfundimit të aventurës me Ballkanin në Superligën e Kosovës, Marsel Ismajlgeci po shqyrton mundësinë e një destinacioni të ri. Mediat kosovare raportojnë se mesfushori 26-vjeçar ndodhet pranë bashkimit me Dritën, kampionen në fuqi.
Të lidhura
None found
Futbollisti i lindur në akademinë e Dinamos zotëron një karrierë të pasur, ndërsa emrin e tij e ka lidhur më së shumti me Tiranën. Me skuadrën bardheblu, Ismajlgeci fitoi dy herë titullin kampion në Superioren shqiptare, në sezonet 2019-2020 dhe 2021-2022.
Pas periudhës te Tirana, ai u transferua te Zrinjski Mostar, ku luajti në Premier League të Bosnjës, përpara se të vijonte eksperiencën e tij te Ballkani.
Vlera e mesfushorit në tregun e futbollistëve, sipas “Transfermarkt”, përllogaritet në 350 mijë euro.
