Disney prezanton kastin e ri të “X-Men”, ndërsa Pixar zbulon vazhdimet e filmave të njohur

Në eventin D23 në Kaliforni, Disney bëri publik kastin e filmit të ardhshëm “X-Men” dhe njoftoi një sërë vazhdimesh të produksioneve të suksesshme.

Të lidhura

None found

Përpara më shumë se 10 mijë fansave, drejtuesi i Marvel Studios, Kevin Feige, shfaqi pamjet e para të projektit ende të patitulluar, premiera e të cilit parashikohet për në maj të vitit 2028.

Rolin e Jean Grey do ta marrë Sadie Sink, e cila fillimisht do ta interpretojë personazhin në “Spider-Man: Brand New Day”. Inde Navarrette është përzgjedhur si Rogue, ndërsa Kit Connor do të luajë Cyclops. Pjesë e kastit janë gjithashtu Samara Weaving në rolin e Emma Frost, Christopher Abbott si Profesor Xavier dhe Maya Boyd si Storm.

Adam Driver do të shfaqet si antagonisti Nathaniel Milbury. Aktori tha se prej vitesh kishte zhvilluar bisedime me Feige rreth mundësisë për t’iu bashkuar Universit Kinematografik Marvel.

Gjatë D23 u prezantuan edhe pamje nga “Avengers: Doomsday”. Filmi pritet të mbërrijë në kinema në dhjetor dhe do të vendosë Avengers, Fantastic Four, X-Men dhe luftëtarët e Wakandës përballë Doctor Doom, personazh i interpretuar nga Robert Downey Jr.

Disney prezantoi po ashtu Ryan Gosling në “Star Wars: Starfighter”. Filmi pritet të shfaqet në vitin 2027, në të njëjtin vit kur saga “Star Wars” feston 50-vjetorin.

Nga ana tjetër, Pixar publikoi pamje të projekteve “Gatto”, “Ghost Market”, “The Incredibles 3” dhe “Coco 2”.

Në listën e vazhdimeve të tjera të shpallura përfshihen “Lilo & Stitch 2”, “Ice Age: Boiling Point” dhe “Frozen 3”.

Regjisori Jon Favreau prezantoi ndërkohë “Oswald the Lucky Rabbit”, një miniserial që do të transmetohet vitin e ardhshëm në Disney+.

Oswald, personazhi i krijuar në vitin 1927, doli përpara Mickey Mouse-it.

Eventi D23, i organizuar përgjatë tre ditëve, mbyllet të dielën.


Shtuar 16.08.2026 13:05

grandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal