Rodri synon kalimin te Barcelona, lidhjet me futbollistët katalanas ushqejnë spekulimet

Mundësia që Rodri të largohet nga Manchester City për t’iu bashkuar Barcelonës po bëhet gjithnjë e më konkrete, ndërsa mesfushori spanjoll raportohet se po këmbëngul që transferimi të realizohet.

Të lidhura

None found

Diario SPORT raporton se Rodri komunikon pothuajse çdo ditë me disa lojtarë të Barcelonës, me të cilët është njohur nga afër gjatë grumbullimeve të Kombëtares së Spanjës.

Eric Garcia, Dani Olmo, Pau Cubarsi, Lamine Yamal, Gavi dhe Pedri bëjnë pjesë mes futbollistëve katalanas me të cilët mesfushori ka ndërtuar marrëdhënie të mira. Këto raporte mund të jenë një tjetër element që ndikon në dëshirën e tij për të kaluar në “Camp Nou”.

Rodri thuhet se i ka njoftuar qartë drejtuesit e klubit për synimin e tij që të transferohet te Barcelona, ndërkohë që diskutimet ndërmjet dy klubeve janë ende në vazhdim.

Pasi Manchester City hodhi poshtë dy propozimet e para, Barcelona dorëzoi edhe ofertën e tretë për mesfushorin. Propozimi i fundit përfshin 70 milionë euro si shumë fikse, si dhe pagesa të tjera në formën e bonuseve dhe variablave.

Megjithatë, Man City ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Rodrin.

Negociatat ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Cityt po përparojnë, por palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare për kalimin e futbollistit spanjoll.


grandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal