Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka përfunduar trajtimin e kërkesave të mbetura dhe aktualisht nuk ka më lista pritjeje për aplikimet e dërguara nga MALMED, bëri të ditur drejtoresha e institucionit.
Të lidhura
None found
Drejtoresha Marija Andonovska kujtoi se më herët procedurat zgjasnin nga tre deri në gjashtë muaj, ndërsa një numër çështjesh kishin mbetur të patrajtuara. “Më parë pritej nga tre deri në gjashtë muaj dhe kishte një punë të prapambetur, raste… Disa madje mbaheshin në sirtarë, pyes veten pse!?”, shkroi ajo.
Sipas Andonovskës, përmes një organizimi më të mirë dhe angazhimit të stafit, ISHP-ja ka arritur të përpunojë të gjitha rastet e mbartura.
“Ne arritëm të organizoheshim dhe gjithçka u përpunua, nuk ka më lista pritjeje. Sapo MALMED lëshon një kërkesë që përmbush rregulloret ligjore, ajo përpunohet brenda kohës së caktuar për të”, deklaroi drejtoresha Andonovska.
Instituti i Shëndetit Publik thekson se ekspertiza, përkushtimi dhe efikasiteti i tij janë të orientuara drejt qytetarëve dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
