Zjarri shkrumbon restorantin e resortit “Mesopotam Agroturizëm” në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër

Restoranti i resortit “Mesopotam Agroturizëm”, i vendosur përgjatë aksit nacional Sarandë–Syri i Kaltër, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe është djegur tërësisht.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur rreth orës 05:30. Brenda pak kohësh, flakët kanë përfshirë të gjitha hapësirat e restorantit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke shkatërruar plotësisht strukturën.

Të lidhura

None found

Forcat zjarrfikëse të Finiqit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për të vënë nën kontroll situatën. Falë veprimeve të tyre, zjarri u izolua dhe nuk u përhap te kabinat prej druri që ndodhen pranë restorantit dhe që janë pjesë e resortit.

Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë ose një defekt në rrjetin elektrik. Ndërkohë, ekspertët po vijojnë punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit në këtë strukturë agroturizmi.


Shtuar 16.08.2026 11:34

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal