Tragjedi në Hungari, autobusi me targa polake bie në kanal: 12 viktima dhe 10 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor në Hungari ka shkaktuar të paktën 12 viktima dhe ka lënë 10 persona të plagosur rëndë, pasi një autobus me targa polake humbi drejtimin dhe ra në një kanal.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në autostradën M3, pranë qytetit Mezőkeresztés, në pjesën lindore të Hungarisë. Mjeti përfundoi i përmbysur pasi doli nga rruga dhe ra në kanalin anësor.

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, e konfirmoi bilancin përmes një postimi të publikuar të dielën në mëngjes në Facebook.

Magyar shkroi se 12 persona humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë pësuan plagë të rënda gjatë natës, kur autobusi me targa polake përfundoi në një hendek në autostradën M3. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe falënderoi ekipet e përfshira në operacionin e shpëtimit.

Mediat lokale raportojnë se në autobus ndodheshin 57 persona në çastin e aksidentit, ndërsa mjeti drejtohej nga dy shoferë.

Ekipet e emergjencës punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi i përmbysur. Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.


Shtuar 16.08.2026 11:16

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal