Zjarr në një hotel në Lungomaren e Vlorës, plagosen 7 pushues – disa shpëtuan duke u hedhur nga dritaret

Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur shtatë persona. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje, duke ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.

Dyshohet se zjarri nisi në ambientet e lokalit, në katin e parë të ndërtesës, dhe më pas u përhap në katin e dytë, ku ndodhej hoteli.

Të lidhura

None found

Situata u përkeqësua nga flakët dhe tymi i dendur, ndërsa disa prej personave që ndodheshin brenda godinës u detyruan të hidheshin nga dritaret për të shpëtuar.

Të shtatë të dëmtuarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjashtë prej tyre janë shtetas nga Kosova, ndërsa një është nga Rrësheni.

Dy të plagosur u dërguan në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, katër persona iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Me përfundimin e operacionit për izolimin e plotë të zjarrit, policia dhe grupi hetimor nisën verifikimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.


matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomherkülbet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal