Milani vendos çmimin për Nkunkun, Roma dhe dy skuadra gjermane në ndjekje

Milani ka përcaktuar vlerën prej 35 milionë eurosh për Christopher Nkunkun, ndërsa Roma, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund janë klubet që po shfaqin interesin më të madh për sulmuesin francez.

Të lidhura

None found

“Rossonerët” e kanë bërë të qartë se Nkunku nuk përfshihet në projektin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Francezi mungoi në miqësoren e Milanit kundër Manchester Unitedit dhe, njëkohësisht, nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Në të njëjtën situatë me Nkunkun ndodhen edhe Youssouf Fofana, Fikayo Tomori dhe David Odogu, të cilët janë veçuar nga grupi.

Sipas Sky Sport Italia, gazetarit Matteo Moretto dhe MilanNews, dy klube gjermane, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, po ndjekin nga afër zhvillimet rreth të ardhmes së lojtarit.

Edhe Roma mbetet e interesuar, pasi kishte provuar ta transferonte sulmuesin në janar dhe tani është e përgatitur të tentojë sërish gjatë verës.

Nkunku do të festojë 29-vjetorin në nëntor. Ai kaloi te Milani vetëm një vit më parë nga Chelsea, në një operacion me vlerë 37 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse dhe një përqindje nga një shitje e ardhshme.

Sky Sport Italia raporton se Milani synon të arkëtojë 35 milionë euro për kartonin e tij, por nuk përjashtohet as një marrëveshje fillestare në formë huazimi, me opsion blerjeje pas përfundimit të sezonit.


Shtuar 15.08.2026 19:58

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetmoney girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişa