Zjarret në Shqipëri, 13 vatra mbeten aktive, në terren 317 forca dhe 32 automjete zjarrfikëse

Deri në orën 17:00 të kësaj të shtune, në të gjithë vendin janë evidentuar 23 vatra zjarri. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se 13 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 2 vatra të tjera po mbahen nën monitorim.

Për menaxhimin e situatës janë mobilizuar 317 forca operacionale, së bashku me 32 automjete zjarrfikëse. Strukturave që veprojnë në terren u janë bashkuar 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Të lidhura

None found

Në Tiranë, ndërhyrja po vazhdon në Malin e Dajtit, në hapësirën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Në këtë operacion janë përfshirë 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se zonat e banuara nuk janë të rrezikuara, ndërsa vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është vendosur nën kontroll dhe po monitorohet.

Një angazhim i konsiderueshëm është përqendruar në Gurë-Lurë të Dibrës, ku fadromat kanë hapur korridore për të penguar afrimin e flakëve drejt banesave. Në operacion janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 punonjës policie, 11 efektivë të ADZM-së, 15 të MZSH-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e dy avionëve “Air Tractor”. Zjarri ka përfshirë rreth 200 hektarë pyll me pisha, por aktualisht nuk njoftohet rrezik për banesat.

Në zonën Dibër–Bulqizë, konkretisht në Qafë Helmes, po veprojnë 11 efektivë të MZSH-së, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Flakët janë shuar në anën e fshatit Bulqizë, ndërsa vatra mbetet aktive në drejtim të Selishtës, pa kërcënuar zonat e banuara.

Vatra në Abaze të Krujës ka ende aktivitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për banesat, kurse ajo në Zidoll po monitorohet. Në Lufaj të Mirditës, ekipet vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe krijimin e korridoreve ndarëse, me synim ndalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.

Në Fushë-Lajë të Pukës, zjarri vazhdon të jetë aktiv në një terren të thyer, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave. Megjithatë, nuk raportohet kërcënim për banesat.

Në qarkun e Gjirokastrës mbeten aktive vatrat në Sotirë, Dropull, Bregu i Lejlekut, Libohovë dhe Krahës të Memaliajt. Strukturat e MZSH-së ndodhen në terren dhe, bazuar në informacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, zonat e banuara nuk janë në rrezik.

Në qarkun e Vlorës, vatra zjarri ka në Gjormë, Aliban dhe Mesaplik. Situata në Gjormë është vënë nën kontroll, ndërsa puna për shuarjen e flakëve vazhdon në Aliban dhe Mesaplik. As në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Dardhë të Librazhdit po vijon ndërhyrja e strukturave të MZSH-së, forcave bashkiake dhe shërbimit pyjor. Sipas raportimeve, zjarri nuk rrezikon zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes thekson se përballimi i situatës po realizohet në mënyrë të koordinuar, me operacione nga toka dhe ajri. Në shumicën e vatrave që mbeten aktive nuk ka raportime për rrezik ndaj zonave të banuara. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vazhdon të monitorojë zhvillimet dhe të bashkërendojë operacionet në të gjithë territorin e vendit.


matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetgar girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Giriş