Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të kësaj ministrie. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në lidhje me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës.
Sipas Durmishit, ai e kishte dërguar këtë çështje në Prokurorinë Speciale më 2 korrik 2021.
Të lidhura
None found
Durmishi tha se rasti i takon periudhës kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Pal Lekaj, në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Në postimin e tij të plotë, Durmishi shkroi se lëndën e kishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale më 2 korrik të vitit 2021 dhe se, pas më shumë se 5 viteve, ishte ngritur aktakuzë ndaj disa zyrtarëve.
Ai kërkoi të mos harrohet se ngjarja kishte ndodhur në kohën kur Pal Lekaj ishte ministër në qeverinë Haradinaj.
