Huaja bankare zgjerohet me 14%, shtohet financimi për bizneset dhe individët

Portofoli i huave për sektorin privat është rritur me rreth 14% brenda një viti, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë të vitit 2026. Zgjerimi i financimit të ekonomisë është mbështetur kryesisht nga kërkesa më e lartë e bizneseve dhe individëve, ndërsa bankat kanë ruajtur kushte përgjithësisht të favorshme kreditimi.

Kompanitë po u drejtohen më shumë bankave për të financuar investimet, për të siguruar likuiditet dhe për të zgjeruar veprimtarinë e tyre. Huaja bankare po përdoret për shtimin e kapaciteteve, blerjen e pajisjeve të reja dhe zhvillimin e aktivitetit, me interes më të theksuar nga bizneset e vogla dhe të mesme.

Të lidhura

None found

Kriteret e financimit për bizneset nuk kanë shënuar ndryshime të ndjeshme. Në të njëjtën kohë, konkurrenca ndërmjet bankave ka ndikuar në ofrimin e alternativave më të favorshme për huamarrësit.

Zgjerimi i kreditimit është vërejtur edhe te familjet, të cilat po marrin më shumë financim bankar për blerjen e banesave dhe mbulimin e shpenzimeve të konsumit. Si huatë hipotekore, ashtu edhe kreditë konsumatore, vazhdojnë të regjistrojnë kërkesë të lartë.

Sipas bankave, kjo prirje lidhet me zbutjen e disa kushteve të financimit, rritjen e konkurrencës në treg dhe gatishmërinë më të madhe për të marrë përsipër rrezik.

Ndryshime po shfaqen gjithashtu në përbërjen e portofolit të huave. Kreditimi në lekë po avancon me ritëm më të shpejtë krahasuar me financimin në monedha të huaja, duke rritur gradualisht peshën e tij në totalin e kredisë bankare.


Shtuar 14.08.2026 16:43

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom