BKH shpall 40 vende për hetues, ja kushtet dhe afati për aplikim

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka çelur zyrtarisht procedurën për rekrutimin e kandidatëve në 40 pozicione hetuesi. Aplikimet pranohen nga dita e publikimit deri më 14 shtator 2026, në orën 16:00, ndërsa dokumentet e kërkuara duhet të paraqiten si elektronikisht, ashtu edhe përmes postës.

Sipas thirrjes, të drejtën për të konkurruar e kanë shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar arsimin e lartë policor, studimet në drejtësi, kontabilitet ose një degë tjetër universitare të lidhur me misionin e BKH-së.

Të lidhura

None found

Kandidatët duhet të kenë mbi 1 vit përvojë pune në institucionet ligjzbatuese ose në një sektor që lidhet me veprimtarinë e BKH-së. Gjithashtu, ata duhet të përmbushin kërkesat që kanë të bëjnë me integritetin, sigurinë, pasurinë dhe figurën.

Gara për 40 vendet përfshin testimin konjitiv, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik, provën e aftësive fizike, një test të zgjeruar me shkrim dhe intervistën e strukturuar.

Pjesë e detyrueshme e procedurës janë edhe poligrafi, verifikimet e pasurisë, figurës dhe sigurisë, si dhe kontrollet mjekësore e psikologjike. Megjithëse këto faza nuk vlerësohen me pikë, kandidatët duhet t’u nënshtrohen domosdoshmërisht.

Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën elektronike [email protected]. Të njëjtat dokumente kërkohet të postohen edhe në adresën: Byroja Kombëtare e Hetimit, rruga Jordan Misja, nr. 1, Tiranë.


Shtuar 14.08.2026 16:32

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom