Shërbimi Korrektues i Kosovës përforcohet me 100 zyrtarë të rinj

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, të premten u mbajt ceremonia e diplomimit për 100 zyrtarët e rinj korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai deklaroi se detyra e zyrtarit korrektues mbart përgjegjësi të madhe dhe kërkon disiplinë, integritet, si dhe angazhim ndaj sigurisë, rendit e dinjitetit të personave të privuar nga liria.

Kurti u tha të diplomuarve se, nga ky moment, ata përfaqësojnë shtetin dhe institucionin, ndaj në çdo rrethanë duhet të veprojnë me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe me dinjitet. Sipas tij, autoriteti i tyre vlerësohet përmes drejtësisë dhe respektit të dëshmuar gjatë punës, ndërsa shërbimi që ofrojnë është njëkohësisht i drejtë, sepse korrigjon, dhe i dobishëm, sepse përmirëson.

Duke i uruar 100 kadetët në emër të Qeverisë, kryeministri në detyrë theksoi se Kosova po ndërton një shërbim korrektues që po vlerësohet dhe respektohet gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai përmendi se Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë bën pjesë në organizata ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Evropiane të Burgut dhe Shërbimeve Korrektuese – EuroPris dhe Asociacionin Ndërkombëtar të Korrektimit dhe Burgjeve – ICPA. Kurti shtoi se institucioni po fiton vazhdimisht besimin e partnerëve në mbarë globin, ndërsa përvojat dhe praktikat e tij po marrin vlerësim si në nivel ndërkombëtar, ashtu edhe në rajon, ku një numër gjithnjë e më i madh vendesh po i përdorin ato si model për avancimin e shërbimeve të tyre korrektuese. Sipas tij, kjo arritje krijon detyrimin e përbashkët për ruajtjen e standardeve edhe më të larta.


Shtuar 14.08.2026 15:14

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbet