Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për Teutën. Kampionët e Superiores, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrokut në raundin e tretë, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”. UEFA hodhi ditën e sotme goglat për këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 19 dhe 26 gusht.
Durrsakët, në rast kualifikimi ndaj Shamrokut, do të duhet të përballen me skuadrën humbse të çiftit Omonia-Flora Talin. Kujtojmë që përballja mes qipriotëve të Omonias dhe estonezëve të Flora Talin, është e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës, teksa skuadra që do të eliminohet, shkon në “play off”-in e Ligës së Konferencë, ku i pret Teuta ose Shamroku.
Janë zbuluar edhe rivalët e Prishtinës, në rast kualifikimi ndaj Bodo Glimit. Ashtu si Teuta, kampionët në fuqi të Kosovës, do të përballen me skuadrën humbse të çiftit Mura-Zalgiris. Kujtojmë që Mura eliminoi Shkëndijën në raunin e parë të Champions-it.
Ndërkohë për sa i përket Laçit, skuadra e Shpëtim Duros, në rast të një triumfi tjetër historik ndaj gjigantëve të Anderlehtit do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitese-Dundalk.
PËRBALLJET E MUNDSHME NË RAUNDIN “PLAY OFF”:
MURA/ZALGIRIS VS PRISHTINA/ BODO GLIMT
OMONIA/FLORA TALIN VS TEUTA/SHAMROK
LAÇI/ANDERLEHT VS VITESE/DUNDALK