Kristjan Asllani mund t’i japë fund shumë shpejt aventurës së tij tek Interi. Disa javë më parë u bë e ditur se trajneri Chivu nuk e ka përfshirë mesfushorin në planet për sezonin e ardhshëm 2026/27.
Të lidhura
None found
Një mundësi e re për 24-vjeçarin nga Elbasani është transferimi te Monza, ish-skuadra e Berlusconit. “Transferfeed” raporton se klubi lombard synon të rikthehet në merkato për shkak të dëmtimit të kapitenit Matteo Pessina, ndërsa Asllani konsiderohet një alternativë për zëvendësimin e tij.
Interi e çmon kartonin e futbollistit shqiptar në rreth 12-15 milionë euro, ndaj mbetet ende e paqartë nëse ky operacion do të realizohet me sukses.
Më herët, për Asllanin ishte raportuar interesim edhe nga Liga saudite. Në atë rast u diskutua mundësia e një shkëmbimi me sulmuesin e Al Ittihad, Diaby, por bisedimet nuk avancuan pasi klubi arab e refuzoi marrëveshjen.
