Në kuadër të reformës së re administrative-territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka filluar një seri konsultimesh publike me komunitetin. Diskutimi i parë u mbajt në Njësinë Administrative Libonik, ku pjesëmarrësit shfaqën mendime të ndryshme për të ardhmen e bashkisë.
Disa banorë dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak kundërshtuan mundësinë e shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe përfshirjen e saj në Bashkinë Korçë.
Të lidhura
None found
Kundërshtarët e kësaj nisme vlerësojnë se ndryshimi mund të kufizojë qasjen e qytetarëve në shërbime dhe t’ua bëjë më të vështirë jetën e përditshme, sidomos atyre që jetojnë në njësitë administrative.
Gjatë takimit u shprehën edhe zëra që mbështesin shkrirjen e bashkisë. Një grup banorësh kërkoi ndryshimin e organizimit aktual të Maliqit, me arsyetimin se struktura ekzistuese nuk funksionon në mënyrë efikase.
Në ditët e ardhshme, procesi i konsultimit do të shtrihet edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Maliq, për të mbledhur opinionet e komuniteteve lidhur me reformën e re administrative-territoriale.
