Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se gjatë qershorit të këtij viti janë miratuar 296 leje ndërtimi, ose 39.0% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Të lidhura
None found
Vlera e parashikuar e objekteve të përfshira në këto leje arrin në 6 miliardë e 363 milionë e 610 mijë denarë. Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kjo shumë është rritur me 31.0%. Rajoni i Pollogut kryeson për nga numri i lejeve të lëshuara, me gjithsej 70.
Nga 296 lejet e miratuara, 200 ose 67.6% lidhen me objekte të ndërtimit të lartë. Për ndërtime të ulëta janë dhënë 26 leje, përkatësisht 8.8%, ndërsa 70 të tjera ose 23.6% kanë të bëjnë me objekte për rikonstruksion.
Personat fizikë figurojnë si investitorë në 218 raste, që përbëjnë 73.6% të totalit, ndërsa subjektet afariste janë investitorë në 78 raste ose 26.4%.
Në periudhën e raportuar është planifikuar ngritja e 754 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 64.266 metrash katrorë.
