Besnik Tahiri kërkon takim me Avni Deharin për seancën konstituive

Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Besnik Tahiri i ka kërkuar kryesuesit të Seancës Konstituive, Avni Dehari, zhvillimin e një takimi për të bashkërenduar përgatitjet për vazhdimin e saj.

Të lidhura

None found

Tahiri njoftoi se kërkesën ia ka dërguar sot Deharit, ndërsa ka propozuar që takimi të mbahet në ambientet e Kuvendit deri në orën 13:30.

Sipas deputetit të AAK-së, ky takim ka për qëllim koordinimin institucional për seancën e radhës konstituive, e cila, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të zhvillohet nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri deklaroi se propozimi është bërë në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare. Ai tha se po pret konfirmimin për kohën dhe vendin e takimit, ndërsa pas përfundimit të tij do t’u drejtohen mediave në hollin e Kuvendit.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcasinolevant girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş