Deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të zhvillojnë sot një takim.
Të lidhura
None found
Mbledhja pason zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Të mërkurën, deputetët e PDK-së dhe të Aleancës qëndruan në sallën plenare, duke i kërkuar kryesuesit Avni Dehari që të thërriste seancën konstituive.
Raportimet në media bëjnë të ditur se ndër çështjet që pritet të trajtohen në takim është edhe ajo e presidentit të Kosovës.
LDK-ja e ka diskutuar edhe më parë pozitën e presidentit, ndërsa deputetë të saj kanë deklaruar se synimi është që ky post t’i takojë partisë së tyre.
