Elbasani e ka hapur me rezultate pozitive fazën përgatitore në Ptolemaida të Greqisë. Verdheblutë kanë dhënë sinjale inkurajuese në fushë në prag të sezonit të ri, duke lënë të kënaqur stafin teknik.
Skuadra elbasanase fitoi 1-0 në përballjen e parë, me Nikajn që realizoi golin e vetëm dhe vendimtar. Forma e mirë u konfirmua edhe në testin e dytë, ku verdheblutë triumfuan bindshëm me rezultatin 3-1. Boriçi, Tresa dhe Lukoki ishin autorët e golave që i siguruan ekipit suksesin e radhës në tokën greke.
Të lidhura
None found
Paraqitjet gjatë kësaj periudhe përgatitore dëshmojnë forcën dhe vendosmërinë e Elbasanit përpara fillimit të sezonit të ri.
