Atletico nuk ndryshon qëndrim për Alvarezin, Simeone sqaron situatën e sulmuesit argjentinas

Diego Simeone dhe Julian Alvarez kanë biseduar hapur mëngjesin e së mërkurës në qendrën stërvitore të Atletico Madridit.

Të lidhura

None found

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi argjentinas i ka paraqitur trajnerit gjendjen e tij aktuale dhe synimin për t’u larguar nga Atletico Madridi, ndërsa Barcelona vazhdon të jetë zgjedhja e tij e preferuar.

Simeone i ka sqaruar Alvarezit se vendimi për të ardhmen e tij nuk i takon trajnerit, por klubit. Tekniku argjentinas ka theksuar sërish se vetëm drejtuesit e Atletico Madridit mund të vendosin për një transferim të mundshëm.

Nga ana sportive, Simeone i ka garantuar mbështetje të plotë sulmuesit, duke e siguruar se, në rast se mbetet në skuadër, do të vazhdojë të trajtohet si një lojtar i rëndësishëm.

Ky pozicion i trajnerit është tërësisht në të njëjtën linjë me qëndrimin e presidentit ekzekutiv të klubit, Miguel Angel Gil Marin.

Pavarësisht presionit të fortë që po ushtrohet nga përfaqësuesit e futbollistit, drejtuesit e Atletico Madridit mbeten të palëkundur dhe nuk janë të gatshëm të hapin negociata për shitjen e Alvarezit.

Agjentët e tij, Fernando Hidalgo dhe Sergio Diaz, ndodhen ende në Madrid, ku po përpiqen të gjejnë një rrugëzgjidhje dhe të avancojnë mundësinë e një transferimi.

Ndërkohë, 26-vjeçari po vijon normalisht programin stërvitor me pjesën tjetër të skuadrës. Çështja e së ardhmes së tij mbetet aktualisht një nga temat më të nxehta brenda kampit të Atletico Madridit.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomberlinbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş