Barcelona ka rikthyer vëmendjen te Castello Lukeba. Sipas Diario Sport, drejtuesit katalanas kanë kontaktuar RB Leipzigun për të vlerësuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit francez.
Të lidhura
None found
Objektivat kryesore të klubit mbeten Julian Alvarez i Atletico Madridit, mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, si dhe Joao Cancelo i Al-Hilalit. Megjithatë, Barcelona po shqyrton gjithashtu afrimin e një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë.
Lukeba është shfaqur si alternativë për përforcimin e prapavijës, pasi Ronald Araujo ka përfunduar huazimin te Liverpooli, ndërsa Jules Kounde po përflitet për një kalim tek Arsenali.
Mbrojtësi 23-vjeçar vlerësohet si një nga talentet e rinj më premtues të Evropës në rolin e tij. Raportohet gjithashtu se ai është i hapur ndaj mundësisë për t’u transferuar në Camp Nou.
Vlera e francezit në treg përllogaritet në rreth 30 milionë euro, por RB Leipzigu mund të vendosë një çmim më të lartë për kartonin e tij.
Si një qendërmbrojtës modern dhe këmbëmajtë, Lukeba spikat për saktësinë në pasime, fuqinë në duele dhe shpejtësinë e madhe.
Këto cilësi e vendosin atë mes kandidatëve të mundshëm për të formuar së bashku me Pau Cubarsin dyshen e qendrës së mbrojtjes së Barcelonës.
