Loci, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen”, ka ngjallur dyshime se në jetën e saj sentimentale ka tashmë një person të ri.
Ish-konkurrentja ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka publikuar fotografinë e një mashkulli, por pa ia zbuluar identitetin. Sindi ka zgjedhur t’ia mbulojë fytyrën me një emoji, duke e lënë misterioz personin që ka në krah.
Të lidhura
None found
Megjithatë, detaji që ka bërë ndjekësit të mendojnë se bëhet fjalë pikërisht për partnerin e saj është përshkrimi i vendosur mbi fotografi.
“My man”, ka shkruar Sindi, duke e shoqëruar postimin edhe me simbolin e syrit të kaltër.

Edhe pse nuk ka dhënë më shumë detaje dhe nuk ka zbuluar se kush është mashkulli në fotografi, mënyra se si e ka prezantuar duket si një konfirmim i qartë se dikush i veçantë ka hyrë në jetën e saj.Mbetet për t’u parë nëse Sindi do të vendosë ta zbulojë së shpejti identitetin e partnerit apo do të vazhdojë ta mbajë romancën larg vëmendjes së publikut.
