Flick këmbëngul për Julian Alvarez, përjashton çdo alternativë tjetër te Barcelona

Julian Alvarez është objektivi i vetëm që Hansi Flick dëshiron për repartin ofensiv të Barcelonës, me trajnerin gjerman që e konsideron sulmuesin e Atletico Madrid si transferimin ideal.

Në planet e Flick nuk përfshihen alternativa si Dusan Vlahovic, Victor Osimhen apo Lautaro Martinez. Ai beson se argjentinasi do të ishte numri 9 i përsosur për skemën e tij, si dhe zëvendësuesi afatgjatë i Robert Lewandowskit.

Të lidhura

None found

Pengesa kryesore mbetet qëndrimi i Atletico Madrid, pasi klubi nuk dëshiron ta shesë Alvarezin te Barcelona në asnjë rrethanë.

Vendosmëria e Los Rojiblancos për ta mbajtur lojtarin ka shkaktuar pakënaqësi te fituesi i Kupës së Botës 2022. Alvarez pretendon se drejtuesit nuk kanë respektuar një zotim të mëparshëm, sipas të cilit do t’ia lehtësonin largimin gjatë kësaj vere.

Sulmuesi 26-vjeçar synon me çdo kusht transferimin në Camp Nou. Për këtë çështje, ai pritet të bisedojë së shpejti me trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, si dhe me drejtues të tjerë të klubit.

Ndërkohë, Barcelona i ka lënë në pritje alternativat e Planit B, teksa vazhdon përpjekjet për të gjetur një zgjidhje që do ta mundësonte transferimin e Alvarez.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomacerbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet