Manchester United vendos kufirin për Rashfordin: përjashton kalimin te gjashtë rivalë

Sir Jim Ratcliffe, bashkëpronar i Manchester Unitedit, raportohet se ka vendosur të mos lejojë Marcus Rashfordin të bashkohet me asnjë rival të drejtpërdrejtë në Ligën Premier.

Të lidhura

None found

Edhe pse sulmuesi anglez dëshiron ta mbyllë aventurën në “Old Trafford”, drejtuesit nuk duan që një lojtar i dalë nga akademia e tyre të spikasë me fanellën e një konkurrenti direkt.

Sipas The Mirror, Ratcliffe është përfshirë personalisht për të bllokuar çdo transferim të Rashfordit drejt një klubi tjetër anglez gjatë kësaj vere.

Pas huazimit te Barcelona, 28-vjeçari është kthyer në Carrington për fazën përgatitore parasezonale, ndërsa vazhdimësia e tij afatgjatë te Manchester Unitedi mbetet shumë e paqartë.

Raportohet se Ratcliffe synon ta heqë pagën e Rashfordit nga shpenzimet e klubit, por pa fuqizuar skuadra rivale si Arsenali, Manchester City apo Liverpooli përmes transferimit të tij.

Ky qëndrim përfshin edhe marrëveshjet e përkohshme. Mësohet se Ratcliffe ka hedhur poshtë interesimin e Chelsea, Aston Villa dhe Tottenham Hotspur për ta marrë sulmuesin në huazim.

Shqetësimi kryesor i drejtuesve të Manchester Unitedit lidhet me mundësinë që Rashford të shndërrohet në një lojtar përcaktues për një kundërshtar në betejën për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Brenda klubit, realizimi i një skenari të tillë do të shihej si “i turpshëm”.

Sezonin e kaluar, Rashford luajti si i huazuar te Barcelona dhe arriti të rigjente një pjesë të nivelit të tij më të mirë.

Gjatë aventurës në La Liga, anglezi la përshtypje pozitive, duke regjistruar 14 gola dhe 14 asistime në 49 paraqitje.

Megjithatë, Barcelona nuk zgjodhi ta blinte përfundimisht. Në vend që të ushtronte opsionin prej 30 milionë eurosh për Rashfordin, klubi katalunas pagoi 80 milionë euro për transferimin e anësorit të Newcastle Unitedit, Anthony Gordon.


Shtuar 12.08.2026 12:05

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomdinamobet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet