Ali Ahmeti i prerë ndaj Grubit: Nëse më ke tradhtuar besimin, dil e përballu me drejtësinë!

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se i ka bërë thirrje të qartë Artan Grubit që të rikthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, në rast se ka abuzuar me besimin që i është dhënë. Ahmeti nënvizoi se synimi i tij është një drejtësi e plotë dhe jo e njëanshme, teksa shprehu shpresën se Grubi do të çlirohet nga masa e arrestit shtëpiak dhe procesi gjyqësor do të ecë përpara.

Të lidhura

None found

“Unë kam qenë zëri më i fortë që i kam bërë presion Artan Grubit të kthehet në vend dhe të përballet me procesin. I kam thënë hapur: ‘nëse e ke shpërdoruar besimin tim, atëherë duhet të japësh llogari’. Ai më është përbetuar se do të veprojë me korrektesë. Dhe e vetmja gjë që më ka pohuar është: ‘unë kam vepruar me ndershmëri’,” theksoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së shtoi se ka ushtruar trysni publike ndaj faktorit politik vendor që Grubi të dalë dhe të përballet me akuzat. “Por jo një drejtësi selektive, dua drejtësi të vërtetë. Mendoj se situata po ecën në rrugën e duhur, hapi i parë është heqja e arrestit shtëpiak dhe më pas do të ndjekim se si do të zhvillohet procedura,” përfundoi Ali Ahmeti.


Shtuar 12.08.2026 11:27

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomganobet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet