Me rastin e 2 Gushtit, festës kombëtare të Ilindenit, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një dekret për faljen e 25 individëve të dënuar.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të shpërndarë nga “Gazeta Zyrtare”, gjashtë prej tyre janë liruar plotësisht nga pjesa e mbetur e vuajtjes së dënimit. Për 19 të tjerët, presidentja ka urdhëruar një reduktim të pjesshëm të kohës së burgimit.
Të liruarit e plotë janë:
Ilin Lupço Anushev nga Shkupi;
Trajço Boris Tançev nga Kavadari;
Amir Nadir Saiti nga f. Çegran, Gostivar;
Borçe Trajan NasteskI nga f. Tazhevë, Makedonski Brod;
Blagoçe Rubin Petreski nga Prilepi;
Amin Merkis Hajçoski nga f. Osoj, Kërçovë.
Grupi i dytë përfiton shkurtime që variojnë kryesisht nga 5 deri në 9 muaj. Rasti më i veçantë është ai i Imer Shefije Jakupit nga fshati Zajaz i Kërçovës, të cilit i hiqet 1 vit e 6 muaj nga dënimi i mbetur.
Lista e plotë e atyre që përfitojnë ulje të pjesshme të dënimit përfshin:
Ismailhaki Haxhiu nga Shkupi – 8 muaj;
Jetulla Ismail Selimi nga Shkupi – 5 muaj;
Kadir Naim Zulbeari nga f. Cerovë, Tetovë – 5 muaj;
Aleksandar Vidan Atanasovski nga f. Stracin, Kratovë – 5 muaj;
Sadat Ramadan Nuhiji nga Kumanova – 5 muaj;
Tarhan Uzeir Shakirov nga f. Bansko – 9 muaj;
Stojançe Mite Shterijov nga Shtipi – 5 muaj;
Marjan Jovan Antiç nga f. Mokrino – 5 muaj;
Gjorgje Nikola Belçev nga Gjevgjelia – 9 muaj;
Hristijan Mitko Gjorgiev nga Gjevgjelia – 5 muaj;
Boban Pançe Josifoski nga Prilepi – 5 muaj;
Antonio Dragan Mirçevski nga Ohri – 5 muaj;
Hristijan Boro Krsteski nga Struga – 5 muaj;
Gjorgievski Aleksandar Bozhidar nga Shkupi – 5 muaj;
Karanfilovski Boban Nikola nga Kumanova – 5 muaj;
Zenula Imer Jusufi nga f. KoçilarI, Komuna e Gradsko – 5 muaj;
Alii Metush Avni nga Shkupi – 5 muaj;
Jahja Mustafa Muhamed nga Shkupi – 5 muaj;
Jakupi Imer Shefije nga f. Zajaz, Kërçovë – 1 vit e 6 muaj.
Vendimi është nxjerrë në mbështetje të nenit 84 të Kushtetutës dhe Ligjit për Falje dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pas miratimit.
