Besar Gudjufi do ta vazhdojë karrierën te Tikves. Pas përvojës së fundit me Partizanin në Superiore, sulmuesi ka vendosur të rikthehet në kampionatin maqedonas për një aventurë të re.
Të lidhura
None found
Vendimi i 22-vjeçarit vjen pasi trajneri Florian Bratu nuk e përfshinte në planet e tij dhe miratoi largimin e futbollistit, ashtu siç kishte raportuar “Newsport.al” disa javë më parë.

Gudjufi ndërpreu marrëveshjen me “Demat e Kuq”, ndonëse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2029. Më pas u raportua për bisedime me Drenicën në Superligën e Kosovës, por sulmuesi nuk u bind nga kjo mundësi dhe përfundimisht zgjodhi transferimin në Maqedoninë e Veriut.
Tikves kryeson aktualisht renditjen e kampionatit maqedonas, ndërsa afrimi i Gudjufit i shton më shumë cilësi repartit ofensiv të skuadrës.
