Gjunkshi kërkon ndërhyrje urgjente: Zjarret në Lurë kanë dalë jashtë kontrollit

Këshilltari për Sigurinë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka kërkuar reagim të menjëhershëm për situatën e krijuar nga zjarret në Lurë, të cilat, sipas tij, tashmë janë jashtë kontrollit.

Gjunkshi deklaron se, pas më shumë se tetë orësh, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke përfshirë qindra hektarë pyje e kullota. Zjarri, sipas tij, kërcënon banorët, banesat, bagëtitë dhe fshatin Fushë-Lurë.

Të lidhura

None found

Për përballimin e situatës, ai kërkon forcim të menjëhershëm të kapaciteteve zjarrfikëse, angazhimin e Forcave të Armatosura, përdorimin e helikopterëve dhe avionëve, si edhe hartimin e një plani të qartë për mbrojtjen ose evakuimin e banorëve. “Qytetarët kanë nevojë për shtetin në terren, jo për deklarata nga zyrat e institucioneve. Mobilizoni kapacitetet që dispononi dhe dërgoni ndihmën ajrore tani! Lura nuk duhet braktisur!”, shkruan ai.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar 23 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende aktive.

Sipas njoftimit të ministrisë, në Gurë-Lurë po vijon një operacion ku marrin pjesë forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Helikopterët janë pozicionuar pranë banesave për të mbrojtur komunitetin, ndërsa gjatë mbrëmjes mjetet ajrore ndërprenë ndërhyrjen dhe operacioni vazhdoi nga toka. Strukturat e mbrojtjes civile do të qëndrojnë në terren deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive.


Shtuar 11.08.2026 22:38

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibom güncel girişizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabet1xbetmarsbahiscasibommarsbahiscasibomcepbahis girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom