Manchester City synon yllin e Chelseat, ditët në vijim pritet të jenë vendimtare

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, Manchester City ka konkretizuar interesin për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez.

Të lidhura

None found

“Qytetarët” fillimisht e shihnin 25-vjeçarin thjesht si një alternativë të mundshme në merkato, por tani klubi anglez duket i gatshëm të ndërmarrë hapa më seriozë për transferimin e tij.

Argjentinasi konsiderohet një përforcim i mundshëm për repartin e mesfushës së Cityt. Edhe raportime të tjera bëjnë të ditur se kampionët po e analizojnë me seriozitet këtë mundësi, ndërsa ribashkimi me Enzo Marescan mund ta shtojë interesin për marrëveshjen. Megjithatë, kostoja mbetet pengesa kryesore.

Fernandez vlerësohet nga Chelsea në rreth 120 milionë funte, çmim që do ta kthente operacionin në një investim tepër të shtrenjtë edhe për Manchester Cityn. Klubi londinez nuk ka nevojë ta shesë mesfushorin, por largimi i tij nuk përjashtohet nëse përmbushet kërkesa financiare.

Qëndrimi i kampionit të botës me Argjentinën te Chelsea gjatë këtij sezoni nuk konsiderohet më i sigurt. Ditët e ardhshme, në një fazë vendimtare të afatit kalimtar, pritet të përcaktojnë të ardhmen e tij.

Nëse kalon te Manchester City, Fernandez do të punonte sërish me Enzo Marescan, me të cilin ishte bashkë te Chelsea. Sidoqoftë, për shkak të kostos së lartë të këtij transferimi, City po shqyrton edhe alternativa të tjera për mesfushën.


Shtuar 11.08.2026 20:23

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomceltabet girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom