Fotoja që ngriti dyshimet për fëmijën e dytë, Kiara Tito nuk i lë ndjekësit pa një përgjigje…

Një fotografi e publikuar pak ditë më parë nga Kiara Tito ndezi menjëherë aludimet në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme.

Në foto, Luizi shihej me dorën mbi barkun e moderatores, duke bërë që ndjekësit të nisin diskutimet nëse çifti po përgatitej për një fëmijë të dytë.

Të lidhura

None found

Pamja u komentua gjerësisht edhe në mediat rozë, ndërsa pyetja që qarkulloi më shumë ishte nëse Kiara dhe Luizi po prisnin një tjetër fëmijë.

Përgjigjja erdhi nga vetë Kiara, këtë herë në një moment humori gjatë një improvizimi në skenën e “Verë dhe Portokalle”. Moderatoret Kiara Tito dhe Nevina Shtylla u pyetën nga një prej aktorëve nëse ndonjëra prej tyre ishte shtatzënë.

Pyetja solli batuta dhe të qeshura, por Kiara zgjodhi ta sqaronte situatën me një përgjigje të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë.

“Unë jo njëherë!”, u përgjigj ajo me humor.

Pse i njëjti stres prek njerëzit ndryshe? Shkencëtarët zbulojnë një faktor të papritur
Kështu, Kiara i dha fund, të paktën publikisht, zërave që nisën pas fotografisë me Luizin. Nga përgjigjja e saj bëhet e qartë se moderatorja nuk është në pritje të fëmijës së dytë.

Çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë prindër të një vajze, ndërsa familja e tyre është shpesh në vëmendjen e ndjekësve. Këtë herë, një gjest i thjeshtë në një fotografi mjaftoi për të nisur një tjetër valë diskutimesh, të cilave Kiara u dha përgjigje përmes humorit.

Postimi që ndezi aludimet për një shtatzëni të dytë:


Shtuar 11.08.2026 19:38

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetvakti girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom