Një shtetas pakistanez dhe një indonezian, të dy marinarë, kanë ndërruar jetë pas një sulmi të kryer ndaj një anijeje tregtare pranë bregdetit të Jemenit, në hyrje të Detit të Kuq.
Të lidhura
None found
Incidenti u regjistrua në afërsi të Ngushticës Bab el-Mandeb, një korridor me rëndësi të veçantë për transportin detar ndërkombëtar. Deri tani nuk është sqaruar se kush i ka qëlluar marinarët dhe cilët janë autorët e sulmit.
Informacioni u bë publik nga kompania britanike e sigurisë detare Vanguard, pas të dhënave të para të raportuara nga UKMTO, organizata që ndjek lëvizjet dhe incidentet e anijeve tregtare në këtë zonë.
Reuters raporton se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende mungon një konfirmim përfundimtar mbi përgjegjësit.
Nëse sulmi do të konfirmohet si vepër e rebelëve Huthi, dy marinarët do të jenë viktimat e para të regjistruara të sulmeve të tyre në këtë ngushticë.
