Shpresë mes tragjedisë në Kolumbi, foshnja 6-muajshe shpëtohet e gjallë nga rrënojat

Një foshnjë gjashtëmuajshe u shpëtua e gjallë nga rrënojat e një godine të shembur në Cali të Kolumbisë, pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.4 që goditi vendin mëngjesin e së hënës, më 10 gusht. Ky ishte një nga çastet më emocionuese mes pasojave tragjike të lëkundjeve.

Gjatë kërkimeve në njërën prej ndërtesave të rrëzuara në Cali, ekipet e shpëtimit zbuluan shenja jete poshtë materialeve të shembura. Pas ndërhyrjes, ata mundën ta nxirrnin foshnjën të gjallë.

Të lidhura

None found

Në të njëjtin vend gjendej edhe nëna e saj, e cila, sipas raportimeve, kishte tentuar ta mbronte fëmijën në çastin e shembjes së ndërtesës.

Videot e operacionit të shpëtimit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke sjellë një rreze shprese përballë pamjeve të shkatërrimit të lënë nga tërmeti.

Megjithatë, gjendja në Cali vazhdon të jetë dramatike, pasi disa godina kanë pësuar dëmtime të rënda. Ndër rastet më serioze është Spitali Universitar i qytetit, ku pjesë të disa kateve të sipërme u shembën dhe dëmtimet prekën edhe repartin e Pediatrisë.

Drejtori i spitalit, Irne Torres Castro, deklaroi se tërmeti ka dëmtuar rreth 30% të infrastrukturës së institucionit. Të prekura janë tre kate ku ndodheshin Pediatria, Mjekësia e Brendshme dhe një pjesë e Njësisë së të sapolindurve.

Nga rrënojat janë shpëtuar të paktën katër persona. Ndërkohë, pacientë të tjerë janë nxjerrë nga godina dhe janë dërguar për trajtim në spitale të tjera.

Afërsisht 600 persona u detyruan të largoheshin nga spitali dhe të trajtoheshin jashtë tij. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për njerëz që mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Guvernatorja e Valle del Cauca, Dilian Francisca Toro, konfirmoi se nën rrënoja vazhdojnë të ndodhen persona. Në operacion janë përfshirë zjarrfikës dhe ushtarë, ndërsa grupet e shpëtimit po garojnë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit.

Kaosi i shkaktuar nga tërmeti pasqyrohet edhe në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale. Pacientët shihen duke u transportuar me barela jashtë spitalit, kurse mjekët dhe infermierët janë grumbulluar në oborrin e godinës.

Në një nga skenat më të rënda, infermieret u detyruan të kujdeseshin për të porsalindurit në rrugë, pasi dëmet nga lëkundjet prekën repartet e pediatrisë dhe neonatologjisë.

Tërmeti i fuqishëm ka lënë pasoja të mëdha në disa zona të Kolumbisë. Operacionet për gjetjen dhe shpëtimin e personave që mund të kenë mbetur nën rrënoja janë ende në vazhdim.


Shtuar 11.08.2026 10:53

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetjolly girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom